Pete Sessions: Trump do forcojë
marrëdhëniet me Shqipërinë

Pete Sessions: Trump do forcojë<br />marrëdhëniet me Shqipërinë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions.

Shefi i Ligjeve në Kongres deklaroi se me Presidentin e ri, SHBA do të rrisë akoma më shumë bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

"Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.
 
Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm
" deklaroi kongresmeni Sessions.
 
Ai vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi.
 
"SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
 
Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA, e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin.
 
Krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato më përpara
' u shpreh gjithashtu ai ndër të tjera.
 
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se Shqipëria është e vendosur në implementimin e reformës në drejtësi përmes Vetting-ut
 
"Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona
 
Vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të shërbejë për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë
" përfundoi ai.
 
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në një vizitë në SHBA, pasi do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës