Petë të pjekura me kunguj dhe djathë
Përbërësit:
2-3 petë të pjekura
3 kunguj jeshilë
150 gr djathë të bardhë
1/2 tufë majdanoz
1/2 tufë koper
5 kokrra vezë
250 ml qumësht
Kripë dhe piper i zi
3 lugë gjelle vaj ulliri
125 gr mozzarella
Përgatitja:
Fillimisht petët i copëtojmë në copëza 3-4 cm.
Kungullin e presim në feta të holla për së gjati, e më pas në copëza mesatare.
Djathin e thërrmojmë. Majdanozin dhe koperin e presim imët.
Në një tas të madh rrahim me tel dore vezët, shtojmë qumështin dhe vazhdojmë përzierjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, shtojmë djathin dhe petët e copëtuara, i përziejmë petët që të përthithin qumështin, shtojmë kungujt dhe në fund shtojmë dhe majdanozin me koprën.
Në një tavë me diametër 25 cm vendosim letër pjekje e më pas shtojmë masën. E nivelojmë mirë atë, e mbulojmë me copa mozzarella dhe e vendosim në furrë, në temperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta.
Komente












