Nga dita e djeshme një peticion ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale për prishjen e ndërtimit në Ballkonin e Llogarasë. Peticioni i drejtohet kryeministrit Sali Berisha: Me anë të këtij peticioni i kërkojmë qeverisë shqiptare të marrë masat menjeherë për ndalimin dhe shembjen e një objekti pa leje që po ndërtohet në pikën më piktoreske dhe panoramike të Llogarasë.

Eshtë një nga ato spote tepër të rëndësishme turistike, një dritare që hap horizontin e mrekullueshem të rivierës tonë dhe besojmë se ndërtimi i një objekti në këtë vend do të ketë një impakt tepër negativ dhe në kundërshtim të plotë me mesazhin e një vendi që përpiqet të zhvillojë turizmin.

Për shumë prej shqiptarëve, por dhe vizitorëve të huaj, ai ‘ballkon panoramik’ përfaqëson një ndër elementët më interesantë të vizitës së rivierës tonë jugore. Eshtë vendi ku çdo vizitor ka së paku një kujtim fotografik nga vizita e tij. Ne duam t’i thuhet STOP atij ndërtimi abuziv!
 
Edhe pse sezoni veror ka filluar, vija bregdetare e Sarandës, në zonën e njohur si plazhe publike, ende nuk është gati për të pritur pushuesit. Gjatë 24 orëve të fundit është vazhduar me hedhjen e zhavorrit që përdoret për ndërtim. Drejtori i Shërbimeve Publike në bashkinë e qytetit, Pëllumb Halimi, pohoi se punimet ende s’kanë përfunduar.

“Kemi filluar me vendosjen e 200 çifteve të shezlongjeve dhe çadrave, në sipërfaqen 2 mijë metra katrorë, proçes që e administron bashkia, duke tkurrur sipërfaqen që kanë privatët në përdorim. Kemi hedhur edhe 2 milionë lekë rërë për sistemimin e plazheve”, ka thënë Halimi.

Sipërfaqja e plazheve publike në Sarandë numëron 15 mijë metra katror, e shtrirë nga pishinat e restauruara të notit, te Plazhi i ri dhe te zona e njohur si Centrali, 3 blloqe që ende nuk janë gati për pushuesit. Më problematike, situata duket në zonën mes pishinave dhe Shkëmbit.

Plazhet publike në Sarandë frekuentohen masivisht nga pushuesit familjarë dhe vendasit në pushimin e drekës, ndërsa pasditeve, deri në orët e vona të mbrëmjes, ato shndërrohen në vende argëtimi apo shërbimi nga sipërmarrjet sezonal
 
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)