Peticioni/ Intelektualët e Tiranës:
Jo Zajednicës”, po Albin Kurtit!

Peticioni/ Intelektualët e Tiranës:<br />Jo Zajednicës”, po Albin Kurtit!
Pas protestës së 3 dhjetorit që u mbajt në Tiranë për lirimin e Albin Kurtit dhe kundër marrëveshjes për ‘Zajednicën’ me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, është firmosur në Tiranë edhe një peticion "Intelektualët e Tiranës: Jo “Zajednicës”, po Albin Kurtit!"

 “Ne qytetarë të Tiranës, intelektualë, pedagogë, artistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.

Sot ne deklarohemi kundër Marrëveshjeve për ‘Zajednicën’ me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, të cilat cenojnë integritetin territorial dhe dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Arrestimi i Albin Kurtit më 28 Nëntor, ditën e shenjtë të Pavarësisë, kujton kohët më të errëta të sundimit serb kur patriotët dhe rinia e Kosovës dhunoheshin e burgoseshin për çështje kombëtare.

Ne gjykojmë se, në kuadrin e një bashkëpunimi luajal mes Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, dhe mbi bazën e Marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet tyre, do të shmangeshin veprime të cilat cenojnë jo vetëm interesin kombëtar, por në një vështrim afatgjatë, paqen dhe stabilitetin në Rajon.

Albin Kurti dhe të gjithë të Burgosurit Politikë duhet të lirohen një orë e më parë, sepse ata kanë dalë në mbrojtje të Republikës dhe aspiratave Kombëtare.

Peticioni u nënshkruan nga 73 persona të cilët janë si më poshtë:
Nënshkruesit:

1. Pëllumb Xhufi
2. Moikom Zeqo
3. Brizida Gjikondi
4. Krenar Zejno
5. Kujtim Çashku
6. Enis Sulstarova
7. Abdi Baleta
8. Iliada Korçari
9. Elvis Hoxha
10. Gjergj Zefi
11. Etleva Nallbani
12. Ksenofon Krisafi
13. Rudina Xhunga
14. Muntaz Dhrami
15. Sokol Shameti
16. Artur Zheji
17. Bora Ylli
18. Lutfi Dervishi
19. Anastas Kostandini
20. Ermira Qosja
21. Artan Shabani
22. Behar Gjoka
23. Alba Malltezi
24. Klement Kolaneci
25. Alment Muho
26. Olsi Lelaj
27. Beti Njuma
28. Saimir Shpuza
29. Arben Bajo
30. Sofokli Meksi
31. Nadire Buzo
32. Gjergji Gjuraj
33. Mandeta Minxhozi
34. Ardian Isufi
35. Ilir Yzeiri
36. Tefta Spirollari
37. Vlash Prifti
38. Dritan Sulçebe
39. Ina Kasimati
40. Klejd Këlliçi
41. Marin Mema
42. Arlind Qorri
43. Anika Dokle
44. Ledian Rusta
45. Enida Bozheku
46. Blendi Çeka
47. Keti Banushi
48. Lulzim Alushaj
49. Gentian Xhenga
50. Bashkim Rodoni
51. Blerta Lazebeu
52. Erion Kristo
53. Eda Elbasani
54. Lura Demiri
55. Pavio Gjini
56. Albana Rista
57.Aleksandër Josifi
58. Evi Veliu
59. Junilda Karameta
60. Agim Janina
61. Genti Gjikola
62. Ketiana Klosi
63. Genc Shehu
64. Haxhi Kalluci
65. Flutura Baleta
66. Hasan Matjani
67. Edvin Pacara
68. Liridona Hoxha
69. Xhenis Gjini
70. Gentian Aliaj
71. Armando Zamaj
72. Ermir Hoxha
73. Denis Muka

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat