TIRANE - Në Teatrin Kombëtar i Operës dhe Baletit është shpërndarë dje një peticion me natyrë të politizuar për të gjithë artistët, të cilët pavarësisht bindjeve të tyre duhet ta firmosnin. Peticioni ishte hartuar kundër Qëndrimit të Partisë Socialiste për votimin e tre ligjeve që kërkonin shumicën në parlament e që nuk u votuan. Dje nga shumica e artistëve ne konfirmuan ekzistencën e këtij peticioni.
Mexosopranoja Manjola Konjari një nga emrat që kishte firmosur, edhe tha se ajo vetë nuk e ka firmosur këtë peticion, nuk mohoi ekzistencën e tij. Manjola Konjari u shpreh se "Për çfarë peticioni e ke fjalën. Ne akoma nuk e kemi firmosur, por peticioni ishte për të mirën tonë, në të mirën e artistëve. Artistët firmosin se dëshirojnë të hyjnë në BE".
Po ashtu një tjetër artist që ka hedhur firmën, baritoni Ylber Gjini u shpreh se "unë nuk e kam firmosur, por e kanë firmosur artistë e tjerë", duke refuzuar të flasë me tej për natyrën e këtij peticioni.
Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 12 janar 2013
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Mexosopranoja Manjola Konjari një nga emrat që kishte firmosur, edhe tha se ajo vetë nuk e ka firmosur këtë peticion, nuk mohoi ekzistencën e tij. Manjola Konjari u shpreh se "Për çfarë peticioni e ke fjalën. Ne akoma nuk e kemi firmosur, por peticioni ishte për të mirën tonë, në të mirën e artistëve. Artistët firmosin se dëshirojnë të hyjnë në BE".
Po ashtu një tjetër artist që ka hedhur firmën, baritoni Ylber Gjini u shpreh se "unë nuk e kam firmosur, por e kanë firmosur artistë e tjerë", duke refuzuar të flasë me tej për natyrën e këtij peticioni.
Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 12 janar 2013(eç/shqiptarja.com)









