Supermodelja, Petra Nemcova ka konfirmuar se, nuk do të ketë asgjë nga martesa e saj me aktorin Jamie Balman. Çifti pas 8 muajsh romance, ishte fejuar në janarin e vitit të kaluar, mirëpo, ‘dallimet e pariparueshme’ i kanë dhënë fund lidhjes së tyre deri tani mjaft stabile. “Petra dhe Jamie më nuk janë bashkë. Do të mbeten miq dhe i falënderojnë të gjithë për mbështetjen”, ka thënë zëdhënësi i saj.Kjo ishte fejesa e dytë e Petras, e cila më 2004, e kishte humbur të fejuarin nga cunami në Tajlandë.
SU/ Shqiptarja.com