Petrit Beci tërhiqet nga detyra
si drejtor i RTSH, shkak shëndeti

Petrit Beci tërhiqet nga detyra<br />si drejtor i RTSH, shkak shëndeti
TIRANË - Tërhiqet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Petrit Beci.

Në shkresën zyrtare të tërheqjes, ai ka shprehur si shkak "arsyet shëndetësore" për tërheqjen. Ndërkohë Becit i kishte mbaruar mandati 9 muaj më parë.

Komisioni i Edukimit dhe Medias ka çelur procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar, pasi mandatet e anëtarëve të Këshillit të RTSH-së kanë përfunduar.

Këto ditë janë shpallur në Kuvend edhe 64 kandidatura për 10 vendet e anëtarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe më pas do të jetë ky Komision që do të seleksionojë anëtarët.

Në fazën e dytë është zgjedhja e kryetarit të Këshillit Drejtues, që do të zgjidhet nga 10 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues dhe hapi i tretë është zgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTSH-së.

Agron Tufa, Gjergj Xhuvani, Ilir Nikolla, Marjan Brakaj, Besnik Dizdari, Fatmir Brakaj, Artan Minarolli (u ka mbaruar mandati më 28.07.2011), ndërsa Lorenc Vangjelit, Robert Rakipllarit, Petrit Ymerit (u ka mbaruar mandati më 27.09.2012). Fatmir Toçi është dorëhequr në maj 2009.

Lista e kandidatëve të paraqitur përfshin emra të njohur nga shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike; shoqatat e medias së shkruar; nga profesorati i së drejtës, gazetari-komunikimi dhe ekonomi, nga shoqatat e juristëve dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë; organizatave jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.


Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë