Kreu  i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, është shprehur se për kryeministrin Rama nuk ekzistojnë 80% e shqiptarëve.

“Kryeministri zyrë- punë, kaq di, për të tjerat s’ia thotë....Kryeministri në jerm, e ktheu zyrë pune kryeministrinë, i nxjerr vetë njoftimet për punësim”, shkruan Vasili duke ju referuar një statusi të mëngjesit të sotëm të kryeministrit, ku kishte publikuar kriteret që duhet të plotësonin drejtuesit e rinj të burgjeve.

“80% e shqiptarëve nuk ekzistojë për kryeministrin, ndaj edhe ata nuk kanë asnjë detyrim që ta njohin, edhe ai nuk ekziston më për ta. Ndaj kryeministrit të trafikantëve dhe kriminelëve, 80% e shqiptarëve kanë vetëm një detyrim: Ta përmbysin!”, shkruan Vasili.

Statusi i plotë i Vasilit:
Kryeministri zyrë-punë, kaq di, për të tjerat s'ia thotë...Kryeministri ne jerm. E ktheu ne zyre pune kryeministrine, i nxjerr vete njoftimet per punesim. Thote ky kryeministri shkollepak: "Marreveshje e deputeteve te rilindjes me qeverine e rilindjes".

Po per cfare? Per pazaret e dites, hiq e ve njerez neper punerat e shtetit. 80% e shqiptareve nuk ekzistojne per kryeministrin, ndaj edhe ata nuk kane më asnje detyrim qe ta njohin, edhe ai nuk ekziston më per ta. Ndaj Kryeministrit te trafikanteve dhe krimineleve 80% e shqiptareve kane vetem nje detyrim: ta permbysin!

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com