Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Faceook ka reaguar duke hedhur sulme ndaj kryeministrit Rama. Vasili i ka konsideruar si monolog deklaratat e Ramës për sa u përket hapjes së negociatave.

"Ramës nuk i kërcet fare për hapjen e negociatave" shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Monologjet ne jerm te kryeministrit, qe vdes per karrigen dhe urren shqiptaret.

Monologjeve ne jerm te kryeministrit, qe i ka hapur lufte mediave evropianë dhe ane e mbane globit, ja kane zili sot edhe budallenjtë me te mëdhenj.

Nje gje e ka kuptuar dhe shqiptari me i fundit qe ky i eshte ngjitur karriges si ai …..pas kepuce, pasi qe ketij nuk i kercet fare as per negociatat, as per ekonomine dhe as per varferine,por veç per karrigen kjo s’do as mend as kalem.

Ky i marrosur pas karriges ka vetem nje gje ne mendje,te prishe e te shkaterroje Shqiperine me devizen “pas meje le te behet qameti”.

Jermin e karriges dhe urrejtjen per shqiptaret vetem kaq ka ne tru ky kryeminister.