Petrit Vasili: Jemi gati
për tu përballur me emergjencat

Petrit Vasili: Jemi gati<br />për tu përballur me emergjencat
Moti i keq i ditëve të fundit ka bërë që Ministria e Shëndetësisë nën drejtimin e ministrit Petrit Vasili të ngrejë një grup pune i cili do të jetë në gatishmëri të situatave problematike.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur qendra operacionale për menaxhimin e fatkeqësive, veçanërisht në zonat e bllokuara me dëborë.

Vasili u shpreh se “kemi komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat në rrethe, dhe për këtë theksoj se sistemi shëndetësor në zonat e bllokuara është në gatishmëri. Kemi vënë në dispozicion paketa me medikamente gati për tu shpërndarë në rast nevoje, dhe mjekët tanë janë gjithmonë gati për të ardhur në ndihmë në rast të situatave emergjente”.

Grupi i punës do të jetë nën drejtimin e vetë kreut të shëndetësisë, i cili po mbikëqyr me vëmendje gjithë situatën nëpër zonat e bllokuara nga dëbora dhe akulli.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj