Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi konventën zgjedhore për njësinë administrative numër nëntë të Bashkisë së Tiranës.
Petrit Vasili u shpreh se LSI është një forcë politike që mbanë fjalën dhe se kjo e dallon nga të tjerat.
“Një parti e cila nuk ka të shkuar nuk mund të ketë të ardhme. LSI-ja ka historinë e saj dhe historinë e bëjnë njerëzit.
Dhe kur njerëzit janë aty, historia është e gjallë dhe është një histori që zhvillohet. Nuk është mosmbajtja e fjalës dimensioni ynë dhe kjo na dallon. Ua them këtë gjë sepse populli ka një shprehje të thjeshtë ‘i miri dallon’”,- tha Vasili.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh në fjalën e tij përpara anëtarësisë se zgjedhjet e brendshme të LSI-së janë mbështetur në dy lindja, meritokracia dhe kolegjialitetit.
“Dua të vlerësojë procesin e zgjedhjeve në parti, në zgjedhjet që po kalon Tirana sepse është një proces tërësisht kolegjial.
Është një proces që përfshinë shumë anëtarë, të rinj dhe të vjetër, është një proces i cili e fuqizon LSI-në e Tiranës, e fuqizon njësinë 9, por mbi të gjitha është një proces që mishëron më së miri tiparet thelbësore të LSI-së.
Pra, përfshirjen e njerëzve, hapjen e strukturave, por mbi të gjithë solidaritetin dhe korrektësinë dhe besnikërinë në raport me qytetarët”,- u shpreh Braimllari.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com