Petrit Vasili: Lu e Vlahutin, mos
heshtni dhe shpëtojeni Vetingun

Petrit Vasili: Lu e Vlahutin, mos<br />heshtni dhe shpëtojeni Vetingun
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili u kërkon ambasadorëve të SHBA dhe të BE, Lu dhe Vlahutin, që të mos heshtin por të shpëtojnë Vetingun pas votimit të organikës së komisioneve në Kuvend.
 
Vasili thotë se qeveria i kontrollon strukturat e Vetingut, pasi u jep personel dhe para dhe me anë të Ministrisë së Drejtësisë u administron investimet dhe informacionet.
 
Ai kërkon nga ambasadorët që ti kërkojnë maxhorancës t'i anulojë vendimet e marra në Kuvend, pasi asgjësojnë garancitë e dhëna kur u votua Reforma.
 
Për shkak të frikes së shkollëpakut nga Vetingu qeveria e tij e vogel futi duart e medha te Vetingu. Qeveria tashme i kontrollon strukturat e Vetingut, u jep personel dhe para aq sa do ajo' dhe me anë të Ministrisë së Drejtesise u administron investimet dhe informacionet, pra u kontrollon gjithçka.
 
Ambasadorët Lu dhe Vllahutin ishin garantët e pavarësisë së plotë dhe të pakushtëzuar të Vetingut.

Si anëtar i komisionit të reformës në drejtësi, personalisht e votova vetingun në atë kohë (kujtoj që vota ime bënte diferencën) vetëm pasi besova totalisht garancitë e plota që dy ambasadorët e nderuar Lu dhe Vllahutin qe perfaqesojne SHBA dhe BE më dhanë edhe mua personalisht
” shprehet ai.
 
Vasili e cilëson votimin e ditës së premte në Kuvend për organet e Vettingut si të dhunshëm nga shumica duke sjellë perëndimin e një shprese të fundit për një drejtësi të pavarur.
 
Te nderuar Lu dhe Vllahutin, votimi i fundit i dhunshem i maxhorances në parlament për strukturat e Vetingut:

1.është falimentimi i një ideje pozitive,
2.është perëndimi i një shprese të fundit për një drejtësi të pavarur dhe me integritet,
3.është pushtimi prej qeverisë i mundësisë së fundit për ringritjen e shtetit të së drejtës.
 
Ambasadorët Lu dhe Vllahutin në kohën e miratimit të kësaj reforme
1. garantuan publikisht se reforma në drejtësi ishte nje produkt i perbashket edhe i SHBA dhe BE, e ku Vetingu ishte zemra e procesit.
 
2.Garantuan gjithashtu se qeveria s'kishte te drejte te propozonte reformen, por Kuvendi i Shqiperise dhe Komisioni i Posacem.
 
3.Garantuan gjithashtu qe Ministria e Drejtesise nuk do te kishte asnje rol sepse organet e reja do te ishin krejt te pavarura ne vendimet e tyre por edhe ne administrimin e tyre.
 
4.Garantuan qe qeveria do te paguante te gjithe kostot financiare pa nderhyre ne kete proces. Ka vetëm një shpresë të fundit për të shpëtuar asgjësimin përfundimtar të Vetingut.
 
Lu dhe Vllahutin kanë sërish në duart e tyre një mundësi të fundit që ta shpëtojnë Vetingun, që zemra e reformës në drejtësi të mos pushojë ende pa filluar mirë dhe qe Shqiptaret te mos zhgenjehen përfundimisht.
 
Le ti kerkojne maxhorances t'i anulloje vendimet e fundit te mara ne kuvend me 73 vota duke asgjesuar te gjitha garancite qe vete ambasadoret u dhane te gjithe shqiptareve ne korrikun e 2016.
 
Ne te kundert do te thote se gjithçka ishte nje demagogji, farse dhe riciklim i te njejtes drejtesi te kapur e te korruptuar si dhe qe kete fat te Vetingut do te kete edhe SPAK-u etj organe te drejtesise
” përfundon ai. 
 
Kuvendi miratoi ditën e premte me 74 vota pro strukturën dhe organikën e komisioneve të Vettingut. PD dhe LSI kërkoi numër më të lartë të punonjësve të stafit e Komisioneve të Vettingut por u hodh poshtë nga PS, të cilët me 74 vota pro shkurtuan stafin me 70 punonjës.
 
Por LSI vijon që të kërkojë që të plotësohet stafi i komisioneve të Vettingut dhe kërkesat e tyre fillestare në komisionin e Ligjeve.
 
dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin