TIRANE - Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka theksuar se në qendër të diskutimeve të grupit të punës LSI-PS është programi i përbashkët dhe nuk janë trajtuar emra konkretë për Qeverinë. "Çështja e emrave dhe çështje të këtij niveli nuk janë absolutisht fokusi dhe nuk mund të ishin fokusi sepse në fund të fundit, në shtatorin që na pret do të votëbesohet një program qeverisës që është thelbi.
Oponenca dhe debati do të përqendrohet tek programi dhe realizimi i tij. Kush do që të jetë do të ketë përgjegjësi për të realizuar këtë program në mënyrë konkrete dhe për herë të parë përgjegjëgjshmëia që të kemi program të prekshëm realizohet për herë të parë në politikë", tha Vasili.
Ai ka garantuar se koalicioni me PS do të jetë afatgjatë dhe do të ketë prioritet zgjidhjen e krizës aktuale ekonomike. "Besoj që edhe eksperiencat e kaluara kanë qenë një thesar i madh në të mirë dhe në të keq dhe sot besoj që më të qartë dhe më të pjekur se kurrë, ky koalicion fali edhe një mbështetje të madhe të qytetarëve", tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com