TIRANE - Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” kryetari i PSV Petro Koçi i cili deklaroi shkrirjen e partisë së tij me PS është shprehur se rotacioni politik dhe largimi i Berishës është një detyrë kombëtare për opozitën e bashkuar shqiptare.
Ai tha se Berisha si kur vjen në pushtet ashtu dhe kur ikën është me një kosto tepër të lartë për sa i përket shtetit. Ndërkohë që ai ka nënvizuar faktin se pavarësisht se është shkrirë me PS, ende nuk ka marrë një ftesë nga ana e Ramës për të kandiduar për deputet, por shpreson se figura e PSV të jenë në lartësinë e duhur që të merren parasysh për të kandiduar në zgjedhjet e 23 qershorit.
Nga ana tjetër, Koçi nuk ka munguar që të shprehet me tone shumë pozitive në lidhje me prurjet e reja në Partinë Socialiste, të cilat do t’i japin dhe më vitalitet kësaj partie, për më tepër që ky nuk ka qënë një fenoment përmbysës por i kujdesshëm në PS, duke u bashkërenduar me figurat e tjera kontribuese të kahershme në këtë parti, që duke bashkuar këto kontribute të japin një rezultat akoma më fitues.
Por Koçi ka përshëndetetur dhe lëvizjen e saktë të Ramës sipas tij, për të afruar figura emblematike në PS, siç është rasti i ish-kryetarit të PS të Tiranës, Musa Ulqini por dhe figurave të tjera. Të cilat pavarësisht se kanë qënë të mënjanuara nuk kanë dhënë votën për Berishën për inat të Ramës, siç bënë sipas tij disa deputetë kohët e fundit, veprimin e të cilëve e cilësoi si të papranueshëm.
Por nga ana tjetër Koçi nuk mungon të cilësojë si të papranueshme dhe protestën në derën e shtëpisë së devijatorit Islami, duke mos qënë në të njejtën gjatësi vale me protestuesit. Nga ana tjetër bashkëpunimin me LSI ai e sheh si një garanci më shumë për fitoren e opozitës në këto zgjedhje, për t’u rikthyer në pushtet pas tetë vitesh në opozitë. Pasi sipas tij tashmë mund të thuhet pa asnjë mëdyshje se opozita është e bashkuar në përballjen me të djathtën në qeverisje.
Shkrirja me PS përpos të tjerave do të shoqërohet me kandidimin tuaj? Keni ftesë?
Bashkimi organizativ me PS është një akt pa asnjë kusht. Pra nuk ndërlidhet me kandidime të mundshme të anëtarëve të PSV në zgjedhjet e 23 Qershorit. Nëse në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave do ketë raste që përfillin vlerat politike të socialistëve nga PSV, natyrisht që kjo do gëzonte mirënjohjen tonë.
Përsa i përket mundësive të kandidimit tim kjo varet nga llogaritë elektorale të PS. Do i përgjigjesha me shumë përkushtim shansit për të përfaqësuar PS në këtë betejë zgjedhore. Por e ritheksoj se kjo mundësi nuk ka qenë e as nuk është kusht për bashkimin tonë me partinë nga e cila se kemi ndjerë veten jashtë.
Si vlerësoni prurjet e reja në PS..?
Prurjet e reja i shoh si një proces normal përmirësimi dhe përtëritjeje. Besoj se kësaj rradhe ato po realizohen me kujdes dhe në masën e duhur. Pra nuk po shoh ndonjë fenomen përmbysës, që në rast se do kish ndodhur mund ta rrezikonte kredibilitetin rinovues të përfaqësimit të partisë në legjisaltivin e ri.
Në fakt konsideratat më realiste mund ti japin zgjedhësit sipas qarqeve. Sepse aty edhe shpalosen biografitë politike, vlerat intelektuale dhe potenciali moral i kandidatëve të përzgjedhur, qofshin këta të rinj apo të karrrierës së provuar.
Po rikthimin e disa figurave të PS?
E konsideroj një lëvizje inteligjente të Kryetarit të PS ftesën e bërë ndaj ndonjë figure politike të mënjanuar paksa kohët e fundit siç është rasti i zotit Musa Ulqini. Mendoj se personalitetet politike të konsideruar si të anashkaluar 4 vjet më parë, por që në këto vite opozite "mbetën rrugëve' me PS në e nuk volën ndonje frut nga pushteti aktual në ikje, meritojnë vlerësim dhe mirënjohje, jo vetëm nga Kryetari i partisë, por edhe nga elektorati. Prandaj gjykoj se hapi i ndërmarrë në riintegrimin e politikanëve të caktuar socialistë do ndikojë mbarësisht në fushatë dhe në rezultatin e zgjedhjeve.
Rama kërkoi ndjesë publike, parë dhe nga disa reagime brenda grupit. Mendoni se ka ardhur koha për të parë vetëm drejt fitores së zgjedhje, duke pasur parasysh se përballë është Berisha?
Relektimi i Ramës në mbledhjen e fundit ishte tregues maturie. Kishte nevojë grupi për një ndërhyrje të tillë. Rotacioni qeverisës është detyrë kombëtare. Prandaj nuk mund të lejohen gabime. Por kapërcimi i ndodhur ditë më parë kur deputetë të PS votuan interesat antidemokratike dhe shtet-kapëse të PD është i pafalshëm.
Unë jam kundër protestave në dyert e shtëpive të devijatorëve politikë, por e konsideroj të papranueshme votën pro Berishës për inat të Edi Ramës. Në asnjë rrethanë nuk mund të gjendet justifikim për këtë. Inati në politikë nuk duhet të çojë në tradhëti.
Koalicioni PS-LSI është përballë një Berishe që nga vetë opozita cilësohet si jashtë kontrollit. Sa e garantuar është fitorja?
Përballë Berishës është një front i gjerë, nuk është vetëm PS dhe LSI. Sigurisht që PS është faktori kryesor dhe përcaktues në betejën kombëtare për ndryshim të qeverisjes. Kthimi i LSI në bashkëpunimin me opozitën i ka rritur garancitë infrastrukturore dhe institucionale të fitores, pavarësisht ngërthimit të pyetjeve morale ndaj këtij akti.
Tashmë nga pikëpamja institucionale e majta socialiste konsiderohet e bashkuar. Bashkimi është një nga instrumentet kryesore të suksesit elektoral të kësaj prove zgjedhore. Berisha ka kosto të madhe antishtetërore sa herë vjen dhe ikën nga pushteti.
Këtë e kam thënë në Kuvend kur Berisha paraqiti programin e qeverisë së tij më 2005-ën. Ikja e Berishës është një akt çlirimi për shtetin dhe institucionet kushtetuese. Rotacioni është detyra jonë e rradhës. Qeveria e re ka shansin të përfitojë nga mësimet dhe pësimet politike të këtyre mbi 20 viteve të pluralizmit!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com