KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR BLERJEN E NAFTËS BRUTO NË SHPIRAG 2 OFRUAR NGA PETROMANAS ALBANIA GMBH (ALBANIAN BRANCH)
 
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
Petromanas Albania GMBH, (Albanian Branch) (“Petromanas”) në cilësinë e operatorit  të Kontratës me Ndarje Prodhimi (KNP) për Blloqet 2/3 në tokë, lidhur me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, ofron të shesë, me procedurë tenderi të mbyllur, naftën bruto të prodhuar gjatë testimit të pusit Shpirag 2 në Tetor 2013.
Rreth 600 m3 naftë bruto e lehtë janë vënë në dispozicion për shitje. Shitja e naftës do të kryhet (F.O.B.) pranë sheshit të pusit Shpirag 2, fshati Mbreshtan, Komuna Sinjë, Berat.
Petromanas ka të drejtën e shitjes së naftës së prodhuar gjatë operacioneve të testimit, sipas KNP së Blloqeve 2/3.
                                                                     
SHËNIME PËR BLERËSIN
Një pompë për transferimin e produktit dhe një matës për zhvendosjen pozitive të kalibruar (PD) do të vihen në dispozicion nga Petromanas për ngarkimin e kamionit. Gjithë depozitat e naftës bruto janë të kalibruara për volumin e tyre nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë të Shqipërisë.
 
QËLLIMI I OFERTËS
Blerësit i kërkohet të kryejë transportin e naftës bruto në çisterna të cilat përmbushin standardet e BE-së për naftën bruto të lehtë. Kamionët do të jenë subjekt inspektimi nga Petromanas, e cila do të kryejë gjithashtu operacionet e ngarkimit të kamionëve. Nafta bruto duhet të zhvendoset jo më vonë se data 15 Qershor 2014.
 
AFATET
Oferta së bashku me specifikimet përkatëse do të shpallet për një listë të caktuar ofruesish të zgjedhur sipas përgjigjeve të kësaj kërkese për shprehje interesi. Shpallja e tenderit dhe shpallja e fituesit parashikohen gjatë muajit Maj 2014.
 
KRITERET E PËRFSHIRJES
Ofruesit që do të përgjigjen ndaj Kërkesës për shprehje interesi, duhet të kenë kapacitetet e mëposhtme:
  1. Blerësi duhet të jetë i pajisur nga Qendra Kombëtare e Licencimit me “Licencën për Tregtimin e Naftës Bruto” ose “Përpunimin e Naftës Bruto”.
  2. Blerësi duhet të jetë i pajisur nga autoriteti përgjegjës shqiptar me gjithë dokumentacionin teknik për transportin e produkteve hidrokarbure.
  3. Blerësi duhet të plotësojë të gjitha kërkesat shëndetësore, të sigurisë dhe mjedisore si dhe rregulloret e zbatueshme në Shqipëri.   
  4. Bleresi duhet të jetë në gjendje të marrë një garanci bankare për vlerën totale të tenderit të naftës bruot.
 
UDHËZIME PËR APLIKIM
Petromanas do të përzgjedhë Ofruesit e kualifikuar duke u udhëzuar nga ata të cilët do t’i përgjigjen kësaj kërkese për shprehje interesi.
Shprehjet e interesit do të merren më ose përpara datës 13 Maj 2014, ora 16:00.
Gjithë pyetjet dhe shprehjet e interesit duhet të dërgohen në adresën:
 
Petromanas Albania GmbH (Albanian Branch)
Bulevardi “Bajram Curri”
European Trade Center (ETC), Kati 5-të
Tiranë, Shqipëri
Email: [email protected]
Reference Njoftimi Nafte Bruto Shpirag 2