Përbërësit:
- 200 gr oriz
- 600 ml qumësht
- 2 vezë
- 50 gr miell
- Lëvorja e 2 portokalleve
- 2 lugë lëng portokalli
- 1 lugë çaji kanellë
- Vaj për skuqje
- 30 gr sheqer kaf
Përgatitja:
Ziejmë orizin me qumësht në temperaturë të ulët derisa të zbutet mirë. E lëmë të ftohet pak. Shtojmë vezët, lëngun e portokallit, lëvoren e portokallit, kanellën, sheqerin dhe miellin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. E lëmë brumin të pushojë rreth 30 minuta. Më pas ngrohim vajin dhe skuqim petullat deri sa të marrin ngjyrë të artë. Në fund i spërkasim me sheqer pluhur ose sheqer kaf sipër.
Komente











