Petulla me qumësht

Përbërësit:

  • 1 gotë qumësht i vakët
  • 1 lgj vaj
  • 3 gota miell
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç kripë
  • Maja buke e butë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një enë shtojmë majanë e bukës, sheqerin, kripën, vajin, i përziejmë derisa të treten produktet. Më pas shtojmë miellin dhe qumështin e vakët. Zëmë brumin, e lëmë rreth 1 orë të rehatohet duke e mbuluar me qese membranë. Nga kjo masë krijojmë 10 toptha brumi, i lëmë sërish të pushojnë për 20 minuta. Mbas 20 minutash në mes të çdo topi brumi, kriojmë një vrimë. Përpara se ta marrim dhe ta skuqim në vaj vegjetal, masën e hapim më tepër.