Përbërësit:
- 1 gotë qumësht i vakët
- 1 lgj vaj
- 3 gota miell
- 1 lç sheqer
- 1 lç kripë
- Maja buke e butë
- Vaj për skuqje
- Krem çokollate për servirje
Përgatitja:
Në një enë shtojmë majanë e bukës, sheqerin, kripën, vajin, i përziejmë derisa të treten produktet. Më pas shtojmë miellin dhe qumështin e vakët. Zëmë brumin, e lëmë rreth 1 orë të rehatohet duke e mbuluar me qese membranë. Nga kjo masë krijojmë 10 toptha brumi, i lëmë sërish të pushojnë për 20 minuta. Mbas 20 minutash në mes të çdo topi brumi, kriojmë një vrimë. I skuqim me vaj bimor dhe i servirim me krem çokollate sipër.
Komente











