Petulla me qumësht

Përbërësit:

  • 600 g miell gruri
  • 250 ml qumësht
  • 80 g gjalpë
  • 1 pako me sheqer vanilje
  • 1 lugë e vogël me kripë
  • 2 vezë
  • 1 pako maja ose 7 g

Përgatitja:

Në tas tretim majanë me sheqerin edhe pak qumësht, sapo të aktivizohet shtojmë miellin, qumështin e mbetur, gjalpin e zbutur, vezët dhe kripën. Formojmë një brumë të butë që nuk ngjit. E lëmë në tas të dyfishojë vëllimin edhe më pas e hapim mbi tavolinë me trashësi 2 cm, e presim me forma edhe i skuqim në vaj të nxehtë. Më pas i kalojmë në sheqer me kanellë.