Përbërësit:
- 2 filxhanë miell
- 2 lugë gjelle raki
- Hirrë (sa të marrë brumi)
- Pak kripë
- Pak sheqer
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tas hedhim miellin, kripën dhe sheqerin. Shtojmë rakinë dhe pak nga pak hirrën duke e përzier derisa të krijohet një brumë i butë për petulla. E lëmë brumin të pushojë rreth 10–15 minuta. Nxehim vajin në tigan. Marrim nga një lugë brumë dhe i skuqim petullat në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim në letër kuzhine për të hequr vajin e tepërt. I shërbejmë me mjaltë sipër ose pak sheqer pluhur.
Komente












