Peza: 20 gabimet që s’duhet të bëjë
PS-LSI pas fitores së 23 qershorit
Kandidati i PS-së për Qarkun e Elbasanit, Alfred Peza, duke iu referuar disa prej problematikave që kanë shoqëruar qeverisjet e majta pas 1990-ës në Shqipëri, jep disa këshilla për qeverisjen pas 23 qershorit. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Peza përmend disa gabime që PS-LSI nuk duhet të bëjë pas fitores së 23 qershorit.
TIRANE- Gazetari i njohur Alfred Peza, njëherësh kandidat i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, duke iu referuar disa prej problematikave që kanë shoqëruar qeverisjet e majta pas 1990-ës në Shqipëri, jep disa këshilla për qeverisjen pas 23 qershorit. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Alfred Peza përmend disa “gabime” që koalicioni PS-LSI nuk duhet të bëjë pas fitores së 23 qershorit. Sipas tij, ato janë:
“- Të mos respektojë marrëveshjen me 36 partitë aleate.
- Të mos mbajë premtimin për vendosjen e taksës progresive.
- Të mos mbajë premtimin për uljen e çmimit të karburantit dhe plehrave për bujqësinë.
- Të mos respektojë dhe shpërblejë kontributorët kryesorë të së majtës në 23 vjet.
- Të mos rikthejë koncesionet e dyshimta dhe korruptive të dhëna nga qeveria "Berisha".
- Të mos rihapë çështjen "Gërdeci" dhe të mos nxjerrë përpara drejtësisë urdhëruesit dhe ekzekutorët e “21 Janarit”.
- Të mos pastrojë administratën nga militantët dhe të vendosë sistemin e meritokracisë.
- Të mos përfundojë në një kohë rekord, të gjitha rrugët nacionale të lëna gjithandej të papërfunduara nga kjo qeveri.
- Të mos hapë 300 mijë vende pune brenda mandatit të parë.
- Të mos integrojë të gjithë shqiptarët në Shqipëri, përpara se të kërkojë integrimin e Shqipërisë në BE.
- Të mos rivendosë rendin dhe qetësinë publike brenda 300 ditësh.
- Të mos unifikojë tregun, arsimin dhe artin Shqipëri-Kosovë.
- Të mos çlirojë mësuesit dhe mjekët, nga diktati politik i pushtetit.
- Të mos ia rikthejë Televizionin Publik Shqiptar, qytetarëve.
- Të mos reformojë rrënjësisht të gjithë sistemin arsimor, publik dhe privat.
- Të mos çmontojë sistemin e korrupsionit alarmant në vend.
- Të mos reformojë thellësisht sistemin e drejtësisë.
- Të mos zgjidhë njëherë e përgjithmonë heshtjen e dekomunistizimit të vendit dhe rehabilitimin përfundimtar të ish-të përndjekurve politikë.
- Të mos zgjidhë çështjet e pronës dhe legalizimeve.
- Të mos rivendosë në një kohë sa më të shpejtë, kontrollin mbi territorin, në çdo pëllëmbë të vendit.
Në përfundim të shkrimit të tij, Peza thotë se “analizës së tij për situatën brenda së majtës, Alfred Peza thotë se “nëse mund të ketë shumë më tepër probleme madhore, të mesme apo të vogla, për t’u zgjidhur nga qeverisja e koalicionit të majtë, që do të krijohet pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Qeveria e re, duhet të punojë çdo ditë, për ringjalljen dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët e vet. Një gjë është e sigurt, se kryeproblemi që duhet të zgjidhë qeveria e Kryeministrit Edi Rama është gjetja e të gjitha rrugëve më të shpejta dhe efikase, për nxjerrjen në mënyrë urgjente të vendit nga kriza e thellë social-ekonomike dhe morale ku ndodhet Shqipëria sot”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.2%
-
Të gabuar
69.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1978
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:24
-
Ekonomia e kalon, Buxheti 2025 drejt Parlamentit, para shtesë për 21 institucione! Shtohen shpenzimet me 23 mln euro, seanca më 3 Dhjetor
27 Nëntor, 17:10
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
INTERVISTA/ Fehmi Abdiu: Ma riktheni Kushtetutën e 1998-s, arnat e shëmtuan
27 Nëntor, 16:52
-
Familjet e pengjeve izraelite protestojnë: Pranoni armëpushim edhe në Gaza si në Liban
27 Nëntor, 16:51
-
Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi
27 Nëntor, 16:43
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç
27 Nëntor, 16:33
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)
27 Nëntor, 16:32
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26