Peza-Bashës: Do kaosin, i thotë
shqiptarëve mos paguajnë taksat

Peza-Bashës: Do kaosin, i thotë<br />shqiptarëve mos paguajnë taksat
Qeveria vazhdon t’i kundërpërgjigjet kreut te opozitës, Lulzim Basha duke thëne se ai wshtw kthyer ne një person i pabesueshëm dhe duke i numëruar bëmat e tije negative gjate karrierës së tije qeverisëse. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS Alfred Peza ka akuzuar kreun e opozitës Lulzim Basha se ofendon shqiptarët duke i thënë që të mos paguaj taksat dhe detyrimet.

Ndërsa më pas i ka drejtuar një pyetje kreut të opozitës, se përse nuk i kishin falur ata faturat por kishin krijuar një gropë borxhesh në arkën e shtetit. Dhe siç ndodh gjithmonë tash, Peza i ka numëruar veprat e tije: si ministër i Transporteve vodhi të paktën 240 milionë euro në rrugën Durrës-Kukës. Si ministër i Jashtëm shiti interesin kombëtar duke i falur fqinjëve si pa të keq mbi 300 kilometra katrorë det të Shqipërisë. Si ministër i Brendshëm urdhëroi policinë të vriste katër qytetarë të pafajshëm me duar në xhepa në mes të bulevardit

Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, përveçse fjeti gjumë 4 vite bëri edhe të pabërën me lejet e ndërtimit

Ja deklarata e plotw e deputeti të PS, Alfred Peza
Besnik në stilin e tij prej humbësi, Lulzim Basha përsëri bëhet palë me të paligjshmit e paligjshmërinë, duke fyer 80% të shqiptarëve që mbështetën fuqishimisht operacionin për energjinë elektrike. Për herë të parë në 25 vjet, OSHE është me fitim, por kjo nuk i mjafton Bashës për të heshtur miminalisht për operacionin e suksesshëm të qeverisë. Përkundrazi, ai nxit paligjshmërinë, mungesën e ligjit dhe antishtetin për të cilën Partia Demokratike është një eksperte e pashoqe.

Përsëri sot, Lulzim Basha me deklarimet e tij, iu tha njerëzve të ndershëm të këtij vendi, të cilët paguajnë rregullisht taksa, energji dhe çdo detyrim tjetër, që ju jeni budallenj, duke u bërë palë me ata që duan kaos. Njësoj si në tetë vitet e shkuara, Partia Demokratike vazhdon të nxisë mospagesën e energjisë. Pyetja që shtrohet sot është: Pëse nuk i fali PD në tetë vjet, borxhet e prapambetura të 20 viteve? Pse i la shqiptarëve një mal me borxhe që nga energjia, e deri tek rrugët e hapura dhe të papaguara anekënd vendit?

Lulzim Basha është njeriu që askush nuk e beson. Sepse ai është njeriu që në katër vjet fjeti në Bashkinë e Tiranës, si ministër i jashtëm shiti mbi 300 km katror det të Shqipërisë, si ministër i Brendshëm vrau katër qytetarë të pafajshëm në bulevard vetëm pse protestuan dhe si ministër i Transporteve vodhi mbi 240 milionë euro në “Rrugën e Kombit”. Ky njeri është i provuar si simboli i antiligjit. E ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve nuk mund të vazhdojë me borxhe, me mospagesa të detyrimeve. Shkollat, spitalet, rrugët, mirëqenia e vendit do të ndërtohen jo me antiligj, por mbi bazat e një shteti ligjor modern.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal