‘Peza N'Fest23’, përkujtohet 81-vjetori i konferencës së Pezës! Lojëra për fëmijë e koncert festiv

16 shtatori ka bërë bashkë drejtuesit lokalë të kryeqytetit të cilët përkujtuan 81-vjetorin e Konferencës së Pezës.

“Ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ne shqiptarët, se shënon ditën kur Peza u kthye në qendrën e unifikimit, të bashkimit të të gjithë forcave dhe faktorëve politikë të asaj kohe në Shqipëri”, tha nënkryetari i Bashkisë Andi Seferi.

“Axhendën politike të ditës e vendosën të luftonin të gjithë së bashku të keqen më të madhe të kohës, nazifashizmin dhe forcat e errëta që qytetërimi ynë kishte provuar ndonjëherë”, tha deputeti Toni Gogu.

Tashmë traditë ndër vite, bashkia e Tiranës organizon “Peza N'Fest23” me lojëra sportive për fëmijë, aktivitete si dhe një koncert festiv për të gjitha grupmoshat.

Ndërsa pjesëmarrje të veçantë pritet të ketë banda e ushtrisë dhe muzika e Dj-ve të njohur, që do të krijojnë atmosferë të paharrueshme.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'