TIRANE – Të enjten tjetër Komisioni i Medias do të kalojë për votim në Parlament kandidaturat për kreun e Autoritetit të Medias Audiovizive, ndërsa nënkryetari i këtij komisioni Alfred Peza, i bëri sot apel opozitës që të bëhet pjesë e këtij procesi.
Në një deklaratë për mediat dhënë sot nga ambientet e jashtme të Parlamentit, Peza tha se nëse opozita nuk bëhet pjesë atëherë mazhoranca do të vazhdojë e vetme këtë proces.
Sakaq, mbledhja e radhës e Komisionit parlamentar të Medias është parashikuar për tu zhvilluar nesër në orën 09:30 dhe pritet të përjashtohen 3 kandidatë nga 7 që janë në garë për këtë post.
Sipas procedurave të miratuara më parë, nga 4 kandidatët që do të mbeten në garë, opozita ka të drejtë të heqë dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj nga i cili do të zgjidhet kreu i ri i këtij autoriteti.
Për këtë post konkurrojnë:
Gentian Sala (jurist)
Gentian Skënderaj (ekonomist)
Anila Basha (gazetare)
Zylyftar Bregu (gazetar)
Raif Gorana (ekonomist)
En Muçi (ekonomi, biznes)
Bers Hado (jurist)
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO