Ai shkruan: "Per here te pare, isha sot i pranishem ne mbledhjen e nje forumi te larte te PS, ne Asamblene Kombetare, me cilesine e anetarit te listes se kandidateve per deputete ne zgjedhjet e 23 qershorit. Perveç dekorit te jashtem,- si gjithnje ne oborrin e Xibrakut ishin rreshtuar kamerat e TV,- ku zhvillohej mbledhja e pare e ketij forumi pas fitores sone ne zgjedhje, nuk dija se çbehej brenda mureve te nje takimi te tille.
Te vetmin perceptim e kisha krijuar si gjithe te tjeret, nga kronikat dhe transmetimet direkte televizive, ne rastet e mbledhjeve te kaluara. Zura vend ne mesin e salles krejt rastesisht ku zura nje karrike qe ishte bosh dhe po prisja. Ne momentin qe do hynte Kryetari i Asamblese Gramoz Ruçi dhe Kryetari i PS Edi Rama, u ndjeva ne siklet sepse mendova se do ngriheshin si qemoti dhe do fillonin nga ato thirrjet entuziaste per Kryeministrin e ri. Por, shyqyr Zotit, ata kaluan mes permes salles dhe zune vendet ne podium, sebashku me 3-4 te tjere, ashtu ne heshtje dhe shpengushem. Gramoz Ruçi foli rreth nje minute dhe me pas ia dha fjalen Edi Rames. Te dy ishin veshur me kostume dhe kemisha pa kollare. Te vetmit qe kishin veshur kollare ne ate salle ishin Taulant Balla qe u kooptua sot anetar i Kryesise se PS ne vend te Arben Malajt, dhe sekretari Organizativ Blendi Klosi.
Edhe Rama foli me shkurt se heret e tjera, por shume qarte, konçiz dhe beri publike filozofine e re te mazhorances se majte. Pas fjalimit afro 40 minutesh, mediat u nxorren jashte. Ruçi kerkoi qe kushdo kishte diçka per te thene apo diskutuar, ishte i lire ta bente. Askush nuk kerkoi fjalen, megjithese salla ishte e tejmbushur dhe ndoshta edhe per shkak te ardhjes se pushtetit, nuk kishte pothuajse asnje mungese.
Rama e mori serisht fjalen dhe njoftoi per nje takim te ardhshem me kryetaret e komunave dhe bashkive socialiste te vijes bregdetare, ne lidhje me problemet e sezonit turistik, sidomos per rikthimin e hapesirave te plazhit, publikut. Kaq ishte. Mbledhja mbaroi dhe te gjithe u larguan.
Shkova me pas ne zyren e Rames, ku biseduam per nje çeshtje pune. Ngado ishte i rrethuar nga buqetat me lule, dhurate per 49 vjetorin e tij qe festoi nje dite me pare dhe tufat e pafund te lapsave. Skisha pare ndonje zyre ne jeten time me aq shume ngjyra sa ajo zyre sot. Ndoshta, shenje se edhe qeverisja jone, pas votes plebishitare te 23 qershorit, do te jete e tille. Uroj shume. Dhe shpresoj, gjithashtu," - përfundon Peza shënimin e tij.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)