Nënkryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Alfred Peza, sot gjatë mbledhjes së parë të komisionit për këtë legjislaturë parlamentare tha ndërmjet të tjerave se,
“AMA kma dëshmuar klientelizëm të skajshëm në dhënien e licencave për operatorë afër pushtetit dhe diskriminimin e tregut duke e vënë në kushte të pabarabarta. Disa frekuenca kombëtare u zaptuan dhe legalizuan, të tjerëve u ndalohen dhe licenca lokale duke u vënë në shërbim të një grupi mediatik si ushtarë”.
"Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH) ka përfunduar dhe ata do të qëndrojnë në detyrë derisa të zhvillohet dhe të përfundojë procesi i futjes së RTSH në shtratin ligjor. Ka dy vjet që RTSH drejtohet pa moment ligjor, është jashtë momentit ligjor. Ky do të jetë një nga funksionet dhe detyrat, dhe punët që ne do të bëjmë në vijimësi si komision. Bashkë me këtë do të organizojmë dhe takime me grupe interesi, ballafaqime, tryeza, për të dëgjuar, parë, mësuar, por edhe krijuar një bindje më të plotë për mënyrën e reformimit dhe futjes në shtrat ligjor të funksionimit të institucionit të RTSH”, tha Peza.
“Momenti i dytë ka të bëjë me Autoritetin e Mediave Audiovizuale. Edhe ky autoritet për shkak edhe të rotacionit të pushtetit në zgjedhjet e 23 qershorit është duke funksionuar edhe në këtë moment që po flasim, në paligjshmëri.
Ka tre vende vakante, por nga ana tjetër, siç keni dhe dokumentin e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në lidhje me veprimtarinë dhe problematikën e punës së Autoritetit të Mediave Audiovizuale për periudhën maj – korrik 2013, thuhet që është detyrim ligjor i Kuvendit të bëjë 3 zëvendësimet.
Por, ka edhe një moment tjetër, që ne duhet të bëjmë dhe ndryshimin e kryetares së AMA-s, pasi sipas këtij raporti lind një interpretim juridik, sepse nuk ka përputhje midis balancës së ligjit të ri që kërkohet. Pra, 3 nga shumica dhe 3 nga pakica e anëtarëve të AMA-s dhe kryetari nga mazhoranca. Ligji i ri përcakton që kryetari i AMA-s do të jetë nga mazhoranca, ndërsa nënkryetari nga pakica. Ata kanë edhe kryetarin, edhe nënkryetarin, nga pakica. “, u shpreh Peza gjatë fjalës së tij.
Deklarata është bërë në mbledhjen e komisionit të Medias ku u miratua kalendari, ndërkohë që opozita nuk ishte e pranishme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)