TIRANË- Është hedhur sot shorti për përzgjedhjen e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë kërkesë-padinë e prokurorit Lulzim Alushaj kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për skualifikimin e tij nga gara për kryeprokuror të Përgjithshëm.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se gjyqtarët e përzgjedhur janë Kastriot Selita, Bernina Kondi dhe Ahmet Metaliaj.

Ankimimi i Alushaj ka sjellë ndërprerje të garës për kryeprokuror.

Në garë për postin e kryeprokurorit, janë kryeprokurorja aktuale Arta Marku, Olsjan Çelaj dhe Fatjona Memçaj.