Pezull kandidati i bashkisë së Lushnjës, PS: Nuk jemi në garë me opozitën! Po konsultohemi për të nxjerrë emrin më të mirë që do të çojë para projektet

Pezull kandidati i bashkisë së Lushnjës, PS: Nuk jemi në garë me opozitën! Po konsultohemi për të nxjerrë emrin më të mirë që do të çojë para projektet

Taulant Balla

Një ditë pasi PS zyrtarizoi kandidatët në 5 Bashki, por la pezull kandidatin e Lushnjës, i deleguari i Ramës në këtë zonë, Taulant Balla tha se PS po konsultohet për të nxjerrë emrin më të mirë që do të çojë para projektet në këtë bashki. Balla tha se nuk po presin emrin e opozitës, për të publikuar kandidaturën e tyre për bashkinë e Lushnjës, ndërsa shtoi se po kryhen konsultime për të nxjerr kandidatin më të mirë.

‘Jo, ne nuk jemi në garë me opozitën. Ne do të qeverisim në Lushnje jo vetëm në këtë pjesë të mbetur të mandatit , por do të vazhdojmë të qeverisim në qeverisjen vendore të Lushnjes edhe përtej mandatit që fillon në 2023. Gjithashtu ajo që ne kemi bërë unë mendoj që është mëse normale sepse kur ke një numër të madh vlerash kandidatësh, natyrshëm duhet të konsultohesh me të gjithë për të kuptuar se cili është personi që do ti besojmë të çojë përpara këto projekte. Ajo që është e rëndësishme është që e gjithë partia Socialiste e Lushnjes është e bashkuar në funksion të një fitoreje që do të jetë ndër më të mëdhatë që ka hasur partia socialiste.’- tha Balla.

Një ditë më parë Partia Socialiste zyrtarizoi 5 nga 6 kandidaturat për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. PS zyrtarizoi emrat për bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë, por jo për Bashkinë Lushnjë, ku duket se debatet kanë qenë të forta mes socialistëve për emrin që do të zgjidhej. Sipas burimeve për Report Tv,  mes socialistëve ka pasur debate lidhur me emrin e Eriselda Sefës, kryetare e komanduar në Bashkinë Lushnjë dhe Krenar Haxhiut, drejtor i OSHEE Lushnje. Emrat e kandidatëve u zyrtarizuan pas një mbledhje rreth 2 orë të kryesisë së PS në selinë rozë.

Konkretisht emrat e propozuar janë:

Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.
Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.
Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiu, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. 
Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.
Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.
Për Bashkinë e Lushnjës vijojnë ende diskutimet ku emri do të jepet të martën e 1 Shkurtit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë