Pezullimi i Artan Shkëmbit, PD: Rama mbron me heshtje çdo kriminel që i shërben pushtetit të tij

Ish deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj ka deklaruar se krijimi i Operacionit Forca e Ligjit ka qenë vetëm një iluzion.

Sipas Alibeajt rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin e organizuar tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit.

"Pak javë më parë, kreu i OFL-së e kaloi me sukses vetingun, duke dëshmuar se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera, në të vërtetë, nuk funksionojnë. Ato janë fasada e pushtetit që, nga një anë, bën shoë me të ashtuquajturën luftë kundër krimit, nga ana tjetër paguhet nga krimi.", thotë Alibeaj.

Më tej ai shton se Edi Rama vazhdon të heshtë dhe sipas tij po mbron në heshtje çdo kriminel që i shërben pushtetit të tij. Ai ka komentuar pezullimin nga detyra të Artan Shkëmbit për dekonspirim të operacioneve dhe përfshirje në korrupsion.

Deklarata e plotë:

Operacioni Forca e Ligjit, prej krijimit të tij, ka qenë një iluzion. Me drejtimin e qeverisë nga Edi Rama, forcën dhe pushtetin e ka krimi. Çdo gjë tjetër është fasadë. Krimi emëron drejtorët e policisë, krimi merr tenderat, krimi bashkëqeveris.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin e organizuar tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit.

Pak javë më parë, kreu i OFL-së e kaloi me sukses vetingun, duke dëshmuar se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera, në të vërtetë, nuk funksionojnë. Ato janë fasada e pushtetit që, nga një anë, bën shoë me të ashtuquajturën luftë kundër krimit, nga ana tjetër paguhet nga krimi.

Institucionet e vërteta, që nuk janë në shërbim të partisë shtet, por kanë të parin interesin publik, nuk do të kishin pritur partnerët, por do të kishin zbuluar se kreu i strukturës më të rëndësishme të policisë, është i blerë nga krimi i organizuar.

Nën thundrën e krimit, policia ka dështuar gjithmonë të vendosë ligjin mbi interesin e pushtetit. Edhe për laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, pala shqiptare u njoftua nga partnerët e huaj dhe e dekonspiroi operacionin për të shpëtuar Olsi Ramën dhe mikun e tij, që drejtonte trafikun, Genci Xhixho.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin, nuk është rast i izoluar.

5 vjet më parë, nën presionin e opozitës, u zbulua se Policia mbante fshehur urdhrin e arrestit ndërkombëtar për deputetin e Edi Ramës, Mark Frroku.

Në të vërtetë, kreu i OFL-së nuk ka bërë as më pak, as më shumë, sesa ka bërë kryeministri i vendit.

Pak ditë më parë ne denoncuam takimin e Edi Ramës me disa nga figurat e botës së krimit në Durrës për t’u siguruar paprekshmëri në këmbim të përfshirjes së tyre në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Edi Rama vazhdon të heshtë dhe të mbrojë me heshtje çdo kriminel që i shërben pushtetit të tij. Këtë ka bërë prej 7 vjetësh në drejtimin e vendit. Operacionet e OFL-së kanë përfundime qesharake. Zhurma e madhe politike dhe mediatike është reduktuar në disa makina të sekuestruara ose ndonjë pasuri jodomethënëse.

Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit, sepse edhe ai e di shumë mirë se ditët e tij në krye të vendit janë të numëruara.

Bashkëqeverisjes së tij me krimin i është vënë viza.

Më 25 prill qytetarët do të tregojnë me votë vullnetin e tyre për t’u ndarë njëherë e mirë nga qeveria e krimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TURI MIU: 28/09/2020 18:44

    O TURI MIU FUNDËRRIN EDI RAMA E PËRZURI PA AS NJË DISKUTIM. PO SHEFI JOT KRYEKRIMINEL SALHEU I MBANTE E I DEKORONTE TIPA TË TILL O HALJA ALIBAJGA.

    Përgjigju
  • Ali-baba me 40 hajdute: 28/09/2020 18:44

    Mos i vini re se ky eshte nje i papune qe do nje cope pune. Keqardhje ku jemi katandisur.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 28/09/2020 18:06

    Ore kungull qyteti,(se po te ishe fshati do kishe lezet), po fakti qe e ka nxjerre jashte Zv Drejtorin, do te thote qe krimi deperton po nuk hedh rrenje si ne kohen e Baces tat o pseudo intelektu-hale demokrate

    Përgjigju
  • cipolinoja: 28/09/2020 17:59

    O surrat Qepe e vyshkme, Jua la dopjogjashten ne dore qeveria me shkarkimin e informatorit tuaj, kur e dinit qe kishte bashkepunim me krimin perse nuk keni folur me perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion