Partia Demokratike përmes Gazment Bardhit tha se pazaret në Turqi për tunelin e Llogarasë, u bënë me praninë e Edi Ramës. Ai sfidoi komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, të gjejë një rast tjetër si ky në Evropë. Bardhi nga selia blu tha se Rama është kthyer avokat i Ballukut.
“Rama nuk e shkarkon, por del si avokat i Ballukut dhe sulmon gjyqtar e prokurorë, duke shpallur veten mbi ligjin. Ajo që bëri Rama, është mesazhi i tij që shpallet i pavarur, pra i bie që Rama mendon se pushteti ekzekutiv është i pavarur nga detyrimi për të zbatuar ligjin. Vendimi i Ramës për të mos shkarkuar Ballukun është çmimi që shqiptarët po paguajnë që për shkak të një kryeministri që prej datës 31 tetor nuk e ka më veten në dorë. Rama konfirmoi se është një pupac i Ballukut, e pandehur nga SPAK për dy tenderë që shkojnë 210 mln euro. Ju takojnë, ne, të gjithë bashkë që të ngrohemi ndaj këtij sistemi të korruptuar që ka ndërtuar Rama dhe të bëhemi bashkë në foltoren e së hënës ora para kryeministrisë.
Sfidoj Kos të gjejë një rast të ngjashëm si ky, të gjejë një kryeministër të BE që 3 muaj para se të shpallet gara për një projekt 210 mln euro, shkon kryeministri dhe zv,.kryeministri, takojnë kompaninë private, bëjnë pazare se si do ndajnë përfitime nga ky projekt dhe 3 muaj më vonë hapin garën dhe ja japin kompanisë që kanë paracaktuar. Në Europë s’ka rast të tillë, sepse Europa, qeveritë europiane udhëhiqen nga parimet dhe vlerat e vërteta europiane”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
‘Zgjedhjet e 11 majit të lira’/ PD sulmon Kos! Bardhi: U kthye në zëdhënëse të qeverisë së krimit! Noka: Mos u bëj bozë












