Pezullimi i Çakos,Manjani: Është 
çështje e zbatimit të ligjit, s'komentoj

Pezullimi i Çakos,Manjani: Është <br />çështje e zbatimit të ligjit, s'komentoj
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një deklaratë të shpërndarë nga dikasteri që drejton, ka deklaruar se çështja tashmë i përket ligjit dhe se ai nuk e komenton fare.
 
Nga ana tjetër, Manjani ka theksuar se, ligjërimi politik nuk ndihmon aspak për ecurinë e çështjes.
 
Ja deklarata e plotë e Ministrit të Drejtësisë
Në përgjigje të interesit të medias lidhur me qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani mbi vendimet e Gjykatës së Tiranës, përfshirë edhe atë për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, Ministri Manjani bën me dije se këto janë çështje të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të komentohen nga ana e tij, sikurse edhe ligjërimi politik nuk do të ndihmonte aspak për ecurinë e çështjes.

Redaksia ONline
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi