Pezullimi i Çakos, Rama:
Makinacion politik nga Prokuroria

Pezullimi i Çakos, Rama:<br />Makinacion politik nga Prokuroria
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në reagimin e kreut të qeverisë i kërkohet ndjesë publike qeverisë italiane. "Kjo që ndodhi është e pajustifikueshme për Shqipërinë", thuhet në deklaratën e kreut të qeverisë, ndërsa shton se vendimi i dhënë nga gjykata, dëshmon edhe njëherë tjetër domosdoshmërinë e reformës në sistemin e drejtësisë.

Sipas kryeministrit, dëshmitë e dhëna nga ambasada italiane në Tiranë ishin të mjaftueshme, ndërsa rolin e Prokurorisë në ndjekjen e hetimeve e sheh si tendencioze dhe makinacion politik. "Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.

Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik.

Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu dhe sot, miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre njëzetë e pesë vjetëve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd si edhe, më zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot prokuroria.

Duke u kërkuar ndjesë për këtë “çudi” që e ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej të cilit në gjithë këto vite, Shqipëria e shqiptarët kanë përfituar aq shumë, sa kurrë nuk do të mund të lahemi me fqinjët tanë të mirë, dua t’i siguroj miqtë e mëdhenj dhe partnerët e paçmueshëm italianë për mirënjohjen më të thellë e konsideratën më të lartë"
,  thuhet në deklaratën e kryeministrit Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi