Durrës- Banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, UKD: Si të pezulloni falas kontratat e ujit

Durrës- Banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, UKD: Si të pezulloni falas kontratat e ujit

Foto ilustruese

DURRES- Të gjithë qytetarët e Durrësit të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit mund t'i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë duke nisur nga ky muaj. Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se pezullimi i kontratës do të bëhet falas, vetëm me anë të një libreze uji dhe kartë identiteti. UKD njofton se afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 Janar 2020, ndërsa për pagesën e muajit Nëntor nuk do të aplikohet kamatë, nisur nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

"Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund ti pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj. UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë).

Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit", njofton UKD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur