Pezullimi i KURUM, Lefter Koka:
Asnjë lëshim, askush mbi ligjin

Pezullimi i KURUM, Lefter Koka:<br />Asnjë lëshim, askush mbi ligjin
LIBRAZHD - Ministri i Mjedisit Lefter Koka nga Librazhdi ka deklaruar se nuk do të tolerohet asnjë lëshim për kompaninë turke të përpunimit të hekurit dhe çelikut KURUM përballë ndotjes së mjedisit.

Koka u shpreh të gjitha kompanitë duhet të respektojnë ligjin dhe se Ministria e Mjedisit nuk do të lejojë shkatërrimin e zonës pranë ish-metalurgjikut ku KURUM, thashmë e pezulluar ushtronte aktivitetin.
 
Koka thekson pavarësisht faktit se Kompania KURUM ka punësuar qindra persona, ajo po dëmton mijëra të tjerë dhe për këtë do të kryhen kontrolle të vazhdueshme për të mos lejuar ndotjen e ambientit.
 
Ministria e Mjedisit vendosi të pezullojë aktivitetin e KURUM deri në përmbushjen e kushteve të nevojshme të cilat garantojnë se aktiviteti i saj nuk dëmton mjedisin në zonë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën