Vendimin e Presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga për të çua në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Prishtinë-Beograd për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, nuk e ka pritur aspak mirë Aleksandër Vuçiç.
Kryeministri serb duke folur për televizioni publik nga Moska tha se, ky është një mesazh negativ dhe i keq për të gjithë serbët në Kosovë.
Vuçiç ka shtuar se Prishtina do të marrë një “përgjigje serioze” në ditët e ardhshme për pezullimin e kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja është nënshkruar në Bruksel nga Vuçiç dhe homologu i tij, Isa Mustafa. Ky hap i Jahjagës erdhi pasi në Kosovë opozita ka protestuar lidhur me këtë marrëveshje duke e cilësuar “bosnjenizim” të Kosovës.
“Ne duhet të kemi një përgjigje serioze dhe të përgjegjshëm dhe kjo do të vijë në ditët e ardhshme”, tha Vuçiç.
I pyetur pse Brukseli ka qëndruar i heshtur në këtë çështje, Vuçiç u përgjigj se, “kjo flet vetë”.
Ai e përshkroi vendimin e Prishtinës “lajm të keq dhe sjellje të papërgjegjshme”.
Vuçiç tha gjithashtu se kjo lëvizje e Prishtinës erdhi një ditë pasi Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com