Pezullimi i tij solli dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, drejtori serb i policisë në veri: Paralajmërimet që i bëra komandës qëndrore

Pezullimi i tij solli dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, drejtori serb i policisë në veri: Paralajmërimet që i bëra komandës qëndrore

Nenad Gjuriç

Pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve që shkaktoi pezullimi i tij nga posti i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës, Nenad Gjuriç ka dhënë detaje të reja për mediat.

Sipas deklaratës së tij për mediat serbe, Gjuriç i kishte kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos ndërmerrnin veprime që mund të shkaktonin probleme më të mëdha.

“I kemi treguar Drejtorisë së Përgjithshme në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bëjnë lëvizje që mund të na çojnë në disa probleme të mëdha”, tha Gjuriq për TV Pink.

Më tej, ai ka rrëfyer se e njëjta situatë i kishte ndodhur edhe në vitin 2011, ku për shkak se nuk kishte kryer heqjen e targave të automjeteve që vinin nga Serbia, ishte përjashtuar nga policia e Kosovës.

 “Në vitin 2011 kur më kërkuan heqjen e targave KM nga veturat, unë refuzova me shkrim dhe më pas më pezulluan dhe më përjashtuan nga puna, dy vjet isha jashtë policisë së Kosovës dhe më pas falë vendit tim të Serbisë, e cila më propozoi, jam emëruar në vitin 2013 në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë Veriore në Bruksel dhe ja ku jemi sërish në të njëjtin moment dhe vërtet thashë se mjaft dhe është e pamundur të të shtyhet në një qoshe dhe të mos bëjë diçka”, mësohet të ketë thënë Gjuriç.

 Ai ka kërkuar që KFOR-i dhe EULEX-i të përkujdesen për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, ku tensionet duket se janë përshkallëzuar.


Lajmi kryesor:

Pas largimeve nga qeveria dhe komunat, ‘Lista Serbe’ dorëzon mandatet, deputetët serbë braktisin kuvendin e Kosovës, 'paralizohet' edhe sistemi gjyqësor në veri


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë