ELBASAN - Po kthehet në një betejë të hapur me shtetin shpërfillja që kompania turke KURUM po i bën urdhrit të Ministrisë së Mjedisit për të mos vijuar punën deri në plotësimin e kushteve të vendosura nga Inspektorati Mjedisor.
Për të tretën ditë radhazi, televizioni A1Report ka zbuluar shkeljen e hapur të KURUM. Gazetarja dhe kameramani i A1Report kanë filmuar gjatë mbrëmjes pranë zonës së ish-Metalurgjikut në Elbasan, ku kompania e përpunimit të hekurit dhe çelikut ushtron aktivitetin. Nga investigimi i A1Report rezulton se pavarësisht urdhrit të 10 Prillit për të pezulluar aktivitetin, KURUM vijon punën duke ndezur furrat e përpunimit të skrapit.
Po ashtu, shqetësimin e ngrenë për A1Report edhe banorët e zonës, të cilët rrëfejnë se përgjatë gjithë natës KURUM ka vijuar të punojë duke çliruar sërish tym në qytet, e duke u bërë shkaku kryesor i ndotjes së mjedisit.
E njëjta skenë u përsërit nga kompania turke edhe gjatë ditës së martë e të mërkurë kur rinisi punën në injorim të plotë të Ministrisë së Mjedisit.
Denoncimi i televizionit A1Report nxiti Inspektorët e Mjedisit të shkojnë pranë Kompanisë për t’i komunikuar gojarisht urdhrin e pezullimit, e për t’i theksuar se në rast të thyerjes së tij do të merren masa deri në revokimin e përhershëm me kompaninë turke.
Më 10 Prill Ministria e Mjedisit mori vendimin për të pezulluar aktivitetin e kompanisë KURUM, duke i vendosur tre masa të detyrueshme të cilat duhet t’i plotësojë deri më 20 Maj të këtij viti.
Prej muajsh televizioni A1 Report u bë zëri i qytetarëve që kalonin çdo ditë të tyren mes tymit dhe ndotjes si pasojë e përpunimit të skrapit pa filtra, hedhjes së mbetjeve pranë lumit Shkumbin, etj, të cilat janë kthyer në burim të sëmundjeve kancerogjene.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5133
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë
22 Dhjetor, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve
22 Dhjetor, 22:42
-
Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit
22 Dhjetor, 22:39
-
Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit
22 Dhjetor, 22:25
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord
22 Dhjetor, 21:52
-
VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes
22 Dhjetor, 21:27
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Serbi/ Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian (VIDEO)
22 Dhjetor, 21:18
-
VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane
22 Dhjetor, 21:10
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
GOLAT/ Dortmund fiton 1-3 kundër Wolfsburg, Bochum merr fitoren e parë në Bundesligë
22 Dhjetor, 21:08