Pezullimi/ KURUM shpërfill 
Mjedisin, nis punën në Elbasan

Pezullimi/ KURUM shpërfill <br />Mjedisin, nis punën në Elbasan
ELBASAN - Katër ditë nga vendimi i Inspektoriatit te Mjedisit për të pezulluar aktivitetin e kompanisë turke të prodhimit të çelikut dhe hekurit, KURUM, kjo e fundit ka rinisur punën në Elbasan duke u bere serish shkaku kryesor i ndotjes ne kete qytet.

Televizioni A1 Report sjell pamje filmike që tregojnë se në ambientet e KURUM vijon puna normalisht dhe se urdhri i Ministrisë së Mjedisit është shkelur me të dyja këmbët nga drejtuesit e kompanisë turke. 

Pamjet janë filmuar gjatë ditë së sotme dhe siç shihet impianti i përpunimit të skrapit është vënë sërish në punë.

Retë e tymit që dalin që dalin nga oxhaqet e kompanisë KURUM kanë impaktin e tyre në ndotjen e nivelit të ajrit, duke bërë që qyteti i Elbasanit të mbetet një ndër më të ndoturit në vend. 

Krerët e inspektoriatit të mjedisit të kontaktuar nga televizioni A1 REPORT pohuan se kanë nisur një grup pune pranë kompanisë për të parë situatën nga afër, ndërsa theksuan se më pas do dalin edhe në të dhëna konkrete.

Pas denoncimeve të herëpashershme që televizioni A1 Report ka bërë për katastrofën mjedisore që KURUM shkakton në Elbasan, Ministria e Mjedisit mori më 10 prill vendimin për t’i pezulluar punën duke i vendosur tre masa të detyrueshme dhe një gjobë prej 1 milionë lekësh të reja. 

Qytetarët Elbasanas prej kohësh përmes televizionit A1 Report i bëjnë apel qeverisë që të vendosë nën kontroll kompaninë KURUM.KURUM shpërfill Ministrinë e Mjedisit. Katër ditë nga vendimi për të pezulluar aktivitetin e kompanisë turke të prodhimit të çelikut dhe hekurit, KURUM ka rinisur punën në Elbasan duke u bere serish shkaku kryesor i ndotjes ne kete qytet.
 
A1 Report është gjendur sot në zonën e ish-Metalurgjikut për të parë më nga afër pasojat e ndotjes që kish shkaktuar KURUM nga puna prej dekadash në Elbasan, por gazetarja Bardha Nergjoni u përball me një tjetër fakt. KURUM rinis aktivitetin. Impianti i përpunimit të skrapit është vënë sërish në punë dhe një tym i kuq ka nisur të mbulojë përsëri qytetin. 

Pas denoncimeve të herëpashershme që televizioni A1 Report ka bërë për katasfrofën mjedisore që KURUM shkakton në Elbasan, Ministria e Mjedisit mori më 10 prill vendimin për t’i pezulluar punën duke i vendosur tre masa të detyrueshme të cilat duhet t’i plotësojë deri më 20 Maj të këtij viti.

kurum
kurum
kurum

kurum

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim