Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Haki Çako e ka marrë vesh lajmin e pezullimit të tij nga detyra, nga zëdhënësi i tij.
 
Siç tregojnë edhe këto pamje, ka qenë një zëdhënësi ai që ka komunikuar e më pas Çako ka bërë një telefonatë.
 
Menjëherë, Çako ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar nga panairi i policisë.
 
Në panair nuk ka qenë i prnaishëm Ministi i Brendshëm Saimir Tahiri.

Panairi i policisë po mbahet në sheshin 'Nënë Tereza' në të cilin janë prezantuar pajisjet e policisë së shtetit.