VLORË- Parcelat e kultivuara me kanabis në qarkun e Vlorës kanë sjellë pezullimin nga detyra të 22 oficerëve të policisë. Me urdhër të ardhur nga Tirana, Report Tv mëson se janë pezulluar nga detyra inspektorë zonash dhe shefa në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Mes të pezulluarve nga detyra është drejtuesi i Komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe atij të Himarës, Arjan Tase, shefi i krimeve në Himarë, shefi i stacionit policor në Selenicë.

Kjo "furtunë" te blutë e qytetit bregdetar vjen pak ditë pas operacionit të bërë ku nga kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë u evidentuan parcela me kanabis, më konkretisht në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës. Për pasojë u arrestuan dy kryepleqtë e fshatrave D. M., 69 vjeç banues në Bolenë, K. Ll., 47 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në pranga ra edhe inspektori i zonave të mbrojtura në Bolenë I. Gj., 64 vjeç, e ndërsa u procedua në gjendje të lirë A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Vlorë, inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Vlorë.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhenë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
Nuk raportuan drogën në dy fshatrat në Vlorë/ Zbardhen emrat e shefave të komisariateve të pezulluar

Report Tv mëson se mes të pezulluarve nga detyra është drejtuesi i Komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe atij të Himarës, Arjan Tase, si edhe shefi i krimeve në Himarë, shefi i stacionit policor në Selenicë.