GREQI - Me një vendim të përshpejtuar të ministrit alternativ të brendshëm, Haralambos Athanasiu, pezullohen të gjitha procedurat për dhënien e nënshtetësisë greke.

“Në vijim të vendimit të parakohshëm të Këshillit të Lartë të Gjykatës Kushtetuese greke”, sikundër thuhet në vendimin e publikuar.

Përmendim se Gjykata Kushtetuese greke e kishte konsideruar dispozitën e nenit për dhënien e nënshtetësisë greke shtetasve të huaj si antikushtetuese.

Ky vendim vjen pas urdhrit të Kryeministrit grek, drejtuar udhëheqjes politike të Ministrisë së Brendshme, që të promovoje “brenda një jave” nga dhënia e mendimit të Kushtetueses, rregullime të reja ligjore për dhënien e nënshtetësisë greke, gjë që kishte sjellë reagimin e partnerëve në qeverinë aktuale greke, të PASOK dhe të Demokracisë së majtë.

Ministri alternativ i Brendshëm, me qarkoren ne fjalë, fton dhe detyron të gjitha shërbimet kompetente greke të mospranojnë më asnjë kërkesë për dhënien e nënshtetësisë dhe të mos shqyrtojë asnjë dosje të shtetasve të huaj, të cilët kërkojnë apo kanë kërkuar nënshtetësinë greke.

(eç/shqiptarja.com)