Nënkomisar Kastriot Karafili, me detyre shef në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës është pezulluar nga detyra.

Policia e Durrësit njofton se pezullimi i tij nga detyra është bërë për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.

Po ashtu drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit thotë se ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës.

Ndërkohë, nga ana e Policisë së Shtetit kërkohet rritja e nivelit dhe e standardeve për shërbimin ndaj qytetareve dhe rritja e treguesve të punës në luftën ndaj paligjshmërive dhe krimit.