Demotivimi për rezultatin e deritanishëm ka sjellë që opozita në KZAZ Pogradec të mos plotësojë numrin e nevojshëm të numëruesve.
Proçesi ende është i ndaluar dhe pritet që të fillojë brenda dy orësh, por ajo që vlen të theksohet është se KZAZ 69 në Pogradec, do të punojë me grupe të reduktuara të numërimit për shkak të mungesës së numëruesve të opozitës.
Në këtë qytet janë 7 grupe numërimi, prej të cilave pritet të funksionojnë vetëm 4. Deri tani janë numëruar 50 nga 106 kuti dhe kryeson Ilir Xhakolli me 65.11%, në vend të dytë renditet Zini Tollozhina i BF me 32.64% dhe i fundit Rezart Laraku nga Lëvizja e Re me 2.25%.