Pezullohet Shengeni për shtatë
vende të BE-së, mes tyre Austria

Pezullohet Shengeni për shtatë<br />vende të BE-së, mes tyre Austria
Duke filluar nga muaji shkurt deri në muajin shtator, Austria nuk do të zbatojë Shengenin duke vendosur kështu që të dalë nga zona Shengen.

Faktin e ka bërë të ditur Komisioni Europian i cili ka thënë se Austria do të zbatojë regjimin e kontrollit të kufijve të brendshëm, duke parë situatën e rënduar të refugjatëve.

Por, pjesë e kësaj praktike nuk do të mbetet vetëm Austria, pasi edhe Sllovenia ka gjasa se do të marrë të njëjtin vendim, e cila duket se nuk do të përfshihet shumë në çështjen e refugjatëve.

Ky shtet, pritet që ta vendosë këtë regjim vetëm ndaj atyre që kanë lëvizur me kartë identiteti, duke marrë vendimin që tashmë të gjithë duhet të udhëtojnë drejt këtij vendi me pasaportë.

Të njëjtën gjë pritet që ta praktikojnë edhe Franca, Gjermania dhe Malta ndërkohë që vetëm pak kohë më parë këtë vendim e kishin marrë Suedia e Danimarka.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja