Pezullohet tenderi për ndërtimin e tunelit në Kardhiq-Delvinë

Pezullohet tenderi për ndërtimin e tunelit në Kardhiq-Delvinë

Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar tenderin 23 milionë euro, për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë. Tenderi, që është pjesë e lotit 7 të rrugës Kardhiq Delvinë, u zhvillua nga ARRSH në 17 qershor.

Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani dhe ofertat e paraqitura prej tyre kanë variuar nga 15, deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka skualifikuar 5 ofertat më të ulëta, pasi, sipas tij, nuk përmbushnin kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën më të lartë. Vendimi është ankimuar në komisionin e prokurimit publik nga një tjetër subjekt pjesëmarrës.

Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 2 kilometër, nga të cilat 1.2 kilometër janë tunel. Fondi limit për këtë vepër ishte përcaktuar 19 milionë euro pa TVSH dhe 23 milionë euro me TVSH.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin