Aktorja Michelle Pfeiffer është shprehur entuziaste për bashkëpunimin e saj me aktorin Robert De Niro në filmin “The Family”.

Ndonëse De Niro dhe Pfeiffer kanë qenë së bashku në dy produksione të tjera kinematografike, “Stardust” dhe “New Year’s Eve” ata nuk kanë patur mundësi të jenë në të njëjtin sheshxhirimi duke mos u takuar.

“Thonë e treta e vërteta. U deshën tre filma që të jem vërtet në skenë me të, por më në fund ndodhi”,-ka theksuar Pfeiffer.

Përpara nënshkrimit të kontratës me këtë produksion kinematografik aktorja me famë botërore është siguruar se De Niro do të ishte me të gjatë xhirimeve.

pfeiffer de niro

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)