Gjigandi farmaceutik ‘Pfizer’ ka deklaruar se deri në fund të tetorit do kemi informacion nëse vaksina Covid për të cilën ajo po punon do funksionojë apo jo.
Administratori i Përgjithshëm i kompanisë, Albert Bourla tha se deri tani ka 60% shans të jetë funksionale
Dhe nëse rezultatet janë pozitive, hedhja e vaksinës në treg vitin e ardhshëm do të varet nga sa kohë u duhet autoriteteve për ta miratuar atë.
Shpërndarja e vaksinës, përfundoi Albert Bourla, do të jetë problem për shkak të ndërlikimeve që lidhen me transportin e ilaçeve, por Pfizer - specifikoi ai - di si ta menaxhojë këtë operacion.
Gjermani “Biontech” dhe laboratori amerikan “Pfizer” kanë zhvilluar këtë projekt vaksine prej disa muaj, i cili hyri në fund të korrikut në një fazë provash klinike në shkallë të gjerë. Në fillim të korrikut, ata raportuan rezultate paraprake pozitive, pasi e kishin testuar vaksinën në 45 persona.
SHBA-ja njoftoi më 22 korrik pagesën prej 1,95 miliardë dollarë për të marrë 100 milionë doza të vaksinës potenciale ”Biontech/Pfizer”. Japonia gjithashtu ka arritur një marrëveshje me dy kompanitë për të siguruar 120 milionë doza.
Më 9 shtator, Komisioni Europian njoftoi se kishte arritur një marrëveshje paraprake për marrjen e 200 milionë dozave të një vaksine potenciale kundër koronavirusit, të zhvilluar nga aleatët gjermano-amerikan ”Biontech/Pfizer”, me mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë, marrëveshja e gjashtë e këtij lloji e arritur nga BE.
Diskutimet e fundit me ”Biontech-Pfizer” shënojnë një progres të mëtejshëm për zhvillimin e ofertës tonë solide dhe për diversifikimin e vaksinës potenciale”, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në një deklaratë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
8.7%
Vota total: 2636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘E shihni aeroplanin...? O Zot!’ Tragjedia ajrore në Uashington, zbardhen komunikimet mes pilotëve dhe kontrollorëve të kullës (VIDEO)
30 Janar, 08:43
-
Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve
30 Janar, 08:12
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (FOTO+VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32