Pfizer kërkon autorizim për përdorimin emergjent të vaksinës anti-COVID te moshat 12-15 vjeç

Pfizer kërkon autorizim për përdorimin emergjent të vaksinës anti-COVID te moshat 12-15 vjeç

Foto ilustruese

Kompania Pfizer kërkon të zgjerojë përdorimin e vaksinës anti COVID te adoleshentët e moshave 12 deri në 15 vjeç.

Vaksina aktualisht është e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re.

Javën e kaluar, Pfizer-BioNTech tha se nga provat klinike rezultoi se vaksina ishte e sigurt dhe 100% dhe efektive në moshat 12-15 vjeç.

Ende nuk dihet nëse rregullatori do të kërkojë një takim të bordit të pavarur këshillues që rekomandoi autorizimin fillestar në mënyrë që kompanitë të marrin një autorizim për këto mosha.

Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve shihet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së imunitetit të tufës dhe zbutjes së pandemisë, sipas shumë ekspertëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makron: 10/04/2021 06:19

    Zotrinj ndyrsira lerini femit rahat se skan nevoj per vaksina, me moshat e thyme vazhdoni eksperimentet kunder virusit artificial

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!