/ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut i propozoi sot SHBA-së një hetim të përbashkët mbi sulmin kibernetik masiv kundër kompanisë "Sony Pictures" duke siguruar se nuk ishte përgjegjëse.

"Edhe pse SHBA-ja përhap akuza të pabaza, ne i propozojmë një hetim të përbashkët", theksoi ministria koreano-veriore e Punëve të Jashtme.

"Pa përmendur përdorimin e torturave nga CIA amerikane, ne kemi mjete për të provuar se nuk kemi asnjë lidhje me këtë çështje", shtoi ministria, cituar nga agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA.