Pheniani dyshohet se po përgatit testimin e një rakete tjetër më 27 korrik, në 64-vjetorin e fundit të Luftës së Koreve, disa javë pas lëshimit me sukses të një rakete ndërkontinentale (ICBM), kanë njoftuar mediat amerikane dhe koreano-jugore gjatë ditës së martë.
“Ekziston një mundësi e madhe që Koreja e Veriut të kryejë testimin e një rakete ditën e armëpushimit më 27 korrik”, raporton agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap” duke shtuar se lëvizjet e automjeteve që transportojnë tubat e lëshimit të raketës (ICBM) janë parë në mënyrë të vazhdueshme në provincën e Pyonganit, në perëndim të Koresë së Veriut.
Zyrtarët amerikanë dhe koreano-jugorë paralajmëruan se ky testim mund të përfshinte një raketë tjetër ndërkontinentale.
Armëpushimi i 27 korrikut përkujtohet si dita e fitores në Korenë e Veriut që shënohet me një ditë pushimi.
Armëpushimi më 27 korrik 1953 i dha fund 3 viteve luftime që shkatërruan gadishullin korean duke e ndarë në Veriun komunist aleat i Pekinit dhe Moskës dhe Jugut kapitalist aleat i SHBA-së.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com